top of page

Prej 17 vitesh jetonte në SHBA, deportohet për Shqipëri babai i tre fëmijëve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 5, 2018
  • 1 min read

Vitor Pukri, baba i tre fëmijëve me banim në Clifton, New Jersey, u deportua për në Shqipëri, ndonëse kishte 17 vite që jetonte në SHBA.

Dy muaj më parë ai kishte pranuar të takohej me oficerë të emigracionit duke menduar se po e intervistonin për të ndrequr statusin e tij në SHBA.

Që atëherë ka qenë në burgun e emigrantëve të paligjshëm.

Pukri bëhet kështu shqiptari i radhës që deportohet nga SHBA për shkak të mungesës së një statusi të ligjshëm.

Ai jetonte që nga viti 2001, në SHBA, dhe në 2011 ishte vendosur në Clifton. Avokati i tij tha se Bordi i Apelit ia refuzoi kërkesën për të ndaluar deportimin dhe brenda pak orësh e hypën në avion.

Ai tha:

Është e pabesueshme që ndodhi në kohë rekord. Nuk kam parë ndonjë rast që ta dëbojnë brenda 24 orëve”.

Një zëdhënës për emigracionin tha se bashkëshortja e tij, Neta Pukri dhe një nga djemtë, Mikel Pukri u arrestuan sepse u përpoqën të pengonin me forcë deportimin duke sulmuar në aeroport oficerët e emigracionit, shkruan Iliria.

Avokati i tha se do të kërkonte lirimin e Neta Pukrit për arsye humanitare, sepse ka një vajzë 11-vjeçare që ka nevojë për praninë e një prindi dhe e cila është nënshtetase amerikane.

Përveç Mikelit, 21-vjeçar, familja Pukri ka edhe një djalë tjetër 26-vjeçarin, Bepin. Nuk dihet se cili do të jetë tani fati i tyre.


 
 
 

Comments


bottom of page