top of page

Policia përplaset me protestuesit në Milot: Shpërndahuni!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 5, 2018
  • 1 min read

Teksa ka nisur protesta e qytetarëve kundër taksave të larta dhe Partia Demokratike ka lajmëruar se do të bllokohen 4 akse kryesore në të gjithë vendin, në Milot ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Efektivët e policisë e quajtën të paligjshëm tubimin dhe bënë thirrje për lirimin e rrugës dhe lejimin e fillimit të qarkullimit. Sipas, duke qenë se nuk kanë marrë leje për bllokimin e rrugës dhe për protestën e zhvilluar, ky veprim përbën vepër penale, ndaj kërkohet shpërndarja e tyre.

Deputeti demokrat Bardhi Spahia po kërkon të komunikojë me policinë, teksa bëri thirrje për arrestimin e kriminelëve si Tahiri, jo të qytetarëve të thjeshtë.

Ai u shpreh:

Policia të merret me kriminelët, me trafikantët e drogës, me Tahirin, jo me qytetarët e thjeshtë që protestojnë për të drejtat e tyre".

I pranishëm në protestë, në Milot, është edhe demokrati Flamur Noka, i cili i bëri thirrje policisë të mos afrohet dhe të mos provokojë qytetarët.

Noka tha:

Kam komunikuar me policinë dhe u kam thënë se nuk është e nevojshme të provokojnë qytetarët. Çdo ardhje e tyre këtu është provokim i pastër i qytetarëve. Qeveria ka shkel ligjin dhe qytetarët kanë të drejtë të reagojnë".


 
 
 

Comments


bottom of page