Nga ateist në islamist, i riu shqiptar bëhet kryekuzhinier i terroristëve
- TheAlbanian Times
- Apr 5, 2018
- 2 min read
Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është duke u gjykuar në Vjenë si terrorist i ISIS.m
Lorenz K. thuhet se ka nxitur një dymbëdhjetëvjeçar në Gjermani për të bërë atentat në tregun e krishtlindjeve në Ludëigshafen.
Ai i kishte shkruar të miturit Yad A.:
Shko te tregu i krishtlindjeve, më shumë njerëz.”
12-vjeçari më herët kishte ndërtuar një bombë sipas udhëzimeve që austro-shqiptari Lorenz K. kishte publikuar në internet me pseudonimin “kryekuzhinjeri i terroristëve”. Me bombën në çantë, Yad A. donte të bënte një atentat vetëvrasës në një kishë protestante në Ludëigshafen. Fat, që rripi me bomba me gozhdë, nuk shpërtheu. Fat që Yad A. e hodhi në gëmushë. Tani Lorenz K. është në bankën e të akuzuarve në Vjenë, ndër të tjera, për nxitje të një akti terrorist dhe përkatësi në një organizatë terroriste e kriminale, shkruan DË.
Ditën e djeshme shqiptari u paraqit në gjyq ku pranoi se është betuar për ISIS por jo se ka qenë ai nxitësi i atentatit të dështuar të dymbëdhjetëvjeçarit në Ludëigshafen. Avokati i tij, thotë se shqiptari i cili në atë kohë ishte vetëm 17-vjeç i ishte “shpëlarë truri” nga një mentor. Akuzat e prokurorisë se ai planifikonte një atentat në Vjenë, për të cilin kishte folur edhe me shokët e vet, avokati i quan “dërdëllitje rinore”.
Nëse akuzat e prokurorisë dalin të vërteta, Lorenz K. mund të dënohet me 15 vjet burg. Lorenz K. nuk ishte i panjohur për drejtësinë vjeneze. Dy herë kishte bërë vjedhje me dhunë, për çfarë deri në tetor 2015 kishte qenë nëntë muaj në burgun e të rinjve, ku, sipas raportimeve të disa mediave, thuhet të ketë ndodhur edhe afrimi i tij me fenë islame. Një vit më vonë shkoi në Gjermani për t’u martuar sipas ritit islamik me një vajzë 16-vjeçare që e kishte njohur në internet dhe që i përkiste skenës salafiste gjermane. Së bashku me të, dhe një tjetër bashkëpunëtor nga Gjermania, ai kishte planifikuar të bënte atentatet vetëvrasëse. Por i ati i të shoqes, që kishte qenë kundër martesës së tyre, e kishte denoncuar në polici. Edhe dy të tjerët tani janë në arrest në Gjermani.
Sesa besimtar është në të vërtetë Lorenz K, kjo është diskutuar gjerë e gjatë në mediat austriake. Prindërit e tij me prejardhje nga Shqipëria janë ateistë. Në profilin e tij në Facebook, që ende ka afro 600 miq, në postimet e pesë viteve më parë, sheh një 14-vjeçar krenar për prejardhjen e tij shqiptare, por edhe që adhuron dhunën me armë dhe kulturën e gangsterëve. Në atë kohë ainuk kishte pasur lidhje me fenë islame.
Por radikalizimi i ndodhur më vonë, si pasojë e të cilit ai ndërroi emrin në Sabur Ibn Gharib, duket se është rrënjosur thellë. Sipas organeve zyrtare, as programi që po përdoret aktualisht për çradikalizimin e tij, nuk po tregon rezultat. Në qelinë e tij janë gjetur vizatime kishash të djegura dhe xhihadistë të gatshëm për dhunë. Veç kësaj, thuhet se ka bërë përpjekje të konvertojë edhe të burgosurit e tjerë.



Commentaires