top of page

I dhanë fund marrëdhënies treshe, Egla ka dy fjalë për ish-partneren

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 5, 2018
  • 1 min read

Ajo tronditi opinionin publik shqiptar me deklaratën e saj mbi marrëdhënien treshe.

Bëhet fjalë për ish-missin shqiptar Egla Harxhi e cila është bërë së fundmi nënë e një djali të quajtur Luçifer.

Por pak javë më parë Egla deklaroi se që pas lindjes së djalit ajo është tashmë në një marrëdhënie normale në çift me fotografin Ale de Basseville.

Dhe kjo është reflektuar edhe në Instagram ku Egla nuk e ndjek më Alesian. Jo vetëm kaq por ajo i ka fshirë të gjithë fotot me ish-partneren.

Ajo nuk e ka bërë ende publike arsyen e ndarjes, por siç duket nuk ka qenë e paqtë, të paktën kështu lë të kuptohet foto e fundit në Instastory ku Egla duket se i ka dy fjalë për Alesian, pasi siç duket ka qenë kjo e fundit që i ka lënë.

Egla shkruan:

Shumë njerëz kanë ardhur dhe kanë ikur dhe ka qenë gjithmonë mirë pasi kanë mbushur disa hapësira që ishin për njerëzit e mirë. Është një eksperiencë e çuditshme ku ata të cilët më kanë lënë mua gjithmonë kanë lënë hapësira për njerëz me kualitet më të mirë."

Mesa duket planet për të ndërtuar jetën treshe me Alesian dhe fotografin e njohur në Principatën e Libofshës nuk do të funksionojnë.


 
 
 

Comments


bottom of page