top of page

Arrestohet ish-gruaja e Mirit të Xhikes, 43-vjeçarja në kërkim ndërkombëtar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 5, 2018
  • 1 min read

Ish-bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes dhe i ekzekutuar në ambientet e kompleksit të tij “Kartodromi” në Lundër, 9 vjet më parë, u arrestua pasditen e djeshme në Tiranë.

Manjola Prifti është arrestuar për llogari të Italisë me qëllim ekstradimi pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se 43-vjeçarja ishte dënuar me 7 vite e 3 muaj burg për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Manjola Prifti, ish-bashkëshorte e biznesmenit të ekzekutuar në mars 2003 u arrestua edhe në vitin 2012.

Ish gruaja e Mirit të Xhikes ka qenë e shpallur në kërkim nga policia italiane që prej vitit 2003, kohë kur kërkohej edhe bashkëshorti i saj Fatmir Rama, i cili u ekzekutua rreth një muaj më vonë.

Në shkurt të vitit 2003, në Ministrinë e Brendshme në Tiranë, mbërriti një kërkesë nga drejtësia italiane nëpërmjet zyrës së kontaktit Interforce dhe sipas të dhënave hetimore, Fatmir Rama kërkohej në shtetin italian, se ishte pjesëtar i një grupi trafiqesh të paligjshme. Sipas të njëjtës kërkesë, Fatmir Rama ishte shpallur në kërkim, që në vitin 1997 në Milano të Italisë, në kuadër të operacionit të koduar “Falco”.

Një operacion që synonte të godiste një rrjet të fuqishëm të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Në të njëjtën kërkesë, flitej edhe për kryerjen e të njëjtës vepër penale nga Miri i Xhikes, në vitin 2001, që nga përgjimet telefonike, në kuadër të operacionit të koduar “Asterea”, rezultonte që ndodhej në Shqipëri.

Ekzekutimi i "Mirit të Xhikes" vite më parë ishte një ndër më misteriozet dhe të frikshmet në botën e mafias shqiptare.


 
 
 

Commentaires


bottom of page