top of page

Aktori i njohur vret një të moshuar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 5, 2018
  • 1 min read

Një aktor i njohur amerikan është arrestuar ditën e djeshme për vrasjen e një gruaje 80-vjeçare.

Harry Goodwin-Sim duket se ka shtyrë të moshuarën Ourania Lambrou në një rrugë, në Kentish Town, më 31 mars, duke i shkaktuar vdekjen.

Mësohet se viktima ishte dërguar në spital, por vdiq mbrëmë pasi mjekët zbuluan një gjakderdhje në tru dhe gjendja e saj u përkeqësua.

Aktori Goodwin-Sims u paraqit në bankën e të akuzuarve, ku as nuk mohoi as nuk konfirmoi krimin.

Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, datën e lindjes, adresën dhe kombësinë e tij britanike.


 
 
 

Comments


bottom of page