top of page

Vdes mistershëm në burg burri që vrau fëmijët, gruan, vjehrrin e shoqen e gruas me të bijën

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 1 min read

Një vrasës serial famëkeq është gjetur pa jetë në burg. Bëhet fjalë për Damian Rzeszowski, i cili vrau me gjakftohtësi bashkëshorten e tij, dy fëmijët, të atin, shoqen e ngushtë të bashkëshortes si dhe vajzën e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Jersey në vitin 2011, gjatë një sulmi të tmerrshëm. Damiani u shpall fajtor për këto vrasje dhe vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë, në Full Sutton, Yorkshire. Ai ishte dënuar me 30 vite burg.

Damian vrau bashkëshorten e tij Izabela, 30 vjeç pasi zbuloi se e tradhtonte. Më pas ai vrau dy fëmijët Kinga, 5-vjeç, të birin Kacper, 2 vjeç, vjehrrin Marek Garstka, 56 vjeç, shoqen e ngushtë të Izabelës, Marta De La Haye, 34 vjeç dhe vajzën e Martës, Julia, 5 vjeç.

Fëmija i vogël, 2-vjeçari Kacper, po luante i qetë me një makinë të vogël, në momentin që i ati e theri 13 herë me 2 thika të ndryshme.

Motra e tij e madhe Kinga mori 16 plagë, njësoj si shoqja e saj Julia De La Haye. Marta arriti të dilte në rrugë ku edhe vdiq.

Izabela gjithashtu tentoi të largohej po në atë rrugë, por u ndoq nga bashkëshorti dhe u vra përpara fqinjëve.

Burri filloi të godiste veten kur hyri në banesë, por u shpëtua. Veprimi i tij erdhi pak pasi kishte marrë vesh se bashkëshortja e kishte tradhtuar me një mashkull tjetër dhe donte të vriste veten.

Ndërkohë nuk dihen arsyet që sollën vdekjen e vrasësit serial gjakftohtë në burg.


 
 
 

Comments


bottom of page