top of page

Shpërthen Briken Çalja: Federata dhe shteti kanë frikë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 1 min read

Peshëngritësi shqiptar, Briken Çalja u shpall kampion i trefishtë në europianin e zhvilluar së fundmi në Rumani.

Megjithatë, një temë ende e nxehtë që diskutohet në Shqipëri, janë peshëngritësit e shumtë që kanë dalë pozitiv në testin e dopingut, madje edhe për Brikenin ekziston frika pasi përgjigjet e analizave nuk kanë dalë.

Por vetë Çalja shprehet i sigurt se ky nuk është një rast i ngjashëm.

Për “Top Channel” ai deklaron:

Këtë herë gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai momenti kur dëgjohej himni shqiptar më duket si i papërsëritshëm. Falë punës jam këtu ku ndodhem sot, stërvitjeve të rregullta. Të gjitha kushtet i kam plotësuar në mënyrën më të mirë të mundshme. As edhe një medie, as edhe një zyrtar, absolutisht asnjë njeri nga Federata, sikurse edhe nga shteti nuk erdhi të më priste. Edhe kjo, duke e ditur që Brikeni (unë) i kishte bërë dy teste antidoping.

Ata i tremben antidopingut, por unë jam i sigurt kur shkoj në kampionate të tilla. Jam 100% i sigurt që jam i pastër. Më parë jam dënuar vetëm njëherë për shkak të një medikamenti që nuk ishte për peshëngritje, por për bodybuilding. Janë dy gjëra të ndryshme, por unë nuk e dija faktikisht, ndaj dhe u dënova shumë kohë më parë. Këtu ishte faji i shtetit shqiptar dhe jo i Brikenit. Unë këtu i bëj të gjitha vet, s’kam as fizioterapist, as mjek, asgjë. Edhe pse i bëjmë vet të gjitha, në fund dalim po ne të këqinjë”, u shpreh Briken Çalja.


 
 
 

Comments


bottom of page