top of page

Shkoi të pinte kafe nga liqeni, vajzës i ndodh e paimagjinueshmja në rrugë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 2 min read

Maniakët apo personat e etur për seks janë të shpërndarë kudo në rrugët e Tiranës.

Ofertat për të kryer marrëdhënie seksuale shprehen haptazi, rëndom edhe kundrejt pagesës nga tipa me mjete luksoze.

Këto çështje të ngacmimeve seksuale tashmë duken si një temë tejet e konsumuar në kryeqytet dhe jo vetëm, mbase edhe për shkak të drejtimit që po merr shoqëria, ku meshkujt i mendojnë të gjitha femrat si të fiksuara pas parasë.

Ky fenomen në rritje dita-ditës e tejet shqetësues nuk po merr trajtimin e duhur për t’u minimizuar.

Duke mos marrë parasysh që ato mund të jenë vajza, e fejuara apo motra e dikujt, me paturpësinë më të madhe i ndalojnë në rrugë duke u kërkuar favore seksuale.

Rasti më i fundit vjen i rrëfyer nga një vajzë, ekskluzivisht për JOQ, e cila tregon një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Ajo thotë se ka marrë një ofertë nga një burrë i moshës së mesme, i cili me një mënyrë afrimi të pazakontë doli në temë duke i ofruar para për një natë me të.

Pasi vajza e kishte refuzuar disa herë ofertën që vinte në ngritje, ai e kishte ofenduar dhe ishte larguar.

Vajza e shqetësuar është shprehur për redaksinëse JOQ:

Pershendetje!Te lutem postoje ! Me ka ndodhur dicka e cuditshme ,eshte hera e 2 brenda 2 viteve qe me ndodh ,po ikja me motren me u qetesu te liqeni ,pime nje kafe dhe po ktheheshim ,jane 2 tipa me mjete apo pajisje gjasme filmike qe shfaqen nga hici dhe u afrohen femrave duke u kerkuar ndihme per nje klip sipas atyre ,pasi femrat i afrohen ata i ofrojne cmime te ndryshme per te shkuar me to nje nate!E njejta gje ka ndodhur sot sic po ktheheshim me motren u afrua nje burre rreth te 45 dhe kerkoi ndihme per nje klip,iu pergjigja me Jo me shume miresjellje ,insistoi thjesht nje minute eshte gjithsesi ,i thashe serisht Jo falemnderit!Shkoi me tutje dhe tha po 50 euro nje darke si thoni?! Iu ktheva serisht me jo dhe nisem te largoheshim vazhdonte rriste shumen dhe pasi mori mohimin disa here fillou te ofendonte duke thene qe ishim te prapambetura!Ju lutem denonconi keto tipa sepse mashtrojne shume femra! Jane shume hipokrite seriozisht! Falemnderit!/

Kur do vijë dita kur femrat shqiptare të mund të ecin të lirshme e të qeta në rrugë pa e vrarë mendjen se dikush mund t'u afrohet e t'i bëjë një ofertë të tillë apo ta ngacmojë në mënyrë banale?!/JOQ


 
 
 

Comments


bottom of page