Qime dhe erë e shpifur, burri gjen mi të ngordhur në Coca-Cola
- TheAlbanian Times
- Apr 3, 2018
- 1 min read
Pijet e gazuara, freskuese dhe energjike, ndonëse janë më të shiturat rreken të jenë edhe më të dëmshmet sipas mjekëve dhe dietologëve të ndryshëm në mbarë botën.
Një burrë nga Argjentina është shokuar kur ka zbrazur shishen e Coca-Cola dhe në të ka gjetur një mi të ngordhur.
Nuk është hera e parë që gjenden minj të ngordhur si në Coca-Cola apo në Red Bull, mirëpo asnjëra herë siç duket nuk ka vënë alarmin.
Diego Pereya, nga Freyre në Argjentinë, e mban shishen të mbyllur deri sa del para kameras.
Më pas ai thotë që ka zbuluar diçka të pazakontë në shishe dhe nis filmimin.
Diego Pereya hap tapën dhe derdh Coca-Cola në një kovë të verdhë dhe sapo boshatiset ai bën zbulimin tronditës.
Në pjesën e poshtme të shishes është një mi i ngordhur dhe gati për t’u shpërbërë.
Pereya thotë:
Ja ku është! Të gjitha këto qime të vogla që kanë pushtuar shishen. Aty është një mi njerëz! Ndaloni së konsumuari Coca-Cola:
Njerëzit kanë mbetur të habitur me këtë video dhe komentet kanë qenë nga më të ndryshmet...
Një përdorues i rrjeteve sociale, Pablo Aquino, ka komentuar:
Është videoja e dytë që kam parë ku një mi del nga një shishe e Coca-Cola, çfarë po ndodh?”
A është miu pjesë e recetës sekrete të Colës?!





Comments