Prindërit e vogëlushit që u var në Sarandë: Ne e kritikuam, ai...
- TheAlbanian Times
- Apr 3, 2018
- 1 min read
Një 12-vjeçar nga qyteti i Sarandës i ka dhënë fund jetës gjatë natës që lamë pas, teksa është vetëvarur në një prej pemëve pranë shtëpisë së tij.
Vogëlushi është gjetur i pajetë nga familjarët, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen numër 1 të Sarandës, pranë Lëkurësit.
I vogli O.B. është gjetur i varur nga nëna e babai, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t'i shpëtojë vdekjes.
Prindërit, të pikëlluar nga ajo që u ka ndodhur, kanë rrëfyer në polici se fëmija i tyre i kishte përjetuar keq kritikat që ata i kishin bërë, por kurrë nuk e kishin menduar se do të kryente një veprim të tillë.
12-vjeçari ishte larguar nga banesa pa leje dhe pa informuar në shtëpi, ndaj, të shqetësuar për sjelljen e tij, e ëma dhe i ati e kanë kritikuar.
I prekur në sedër, i vogli ka marrë një litar dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë.
Fatkeqësisht, në ndryshim nga 14-vjeçari në Vlorë, i cili arriti t'i shpëtonte vdekjes, fatale kanë qenë pasojat për O.B.

Comments