top of page

Njihuni me Madalenën, 22-vjeçaren shqiptare me talent të veçantë në Greqi

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 1 min read

Ajo është vetëm 22 vjeçe dhe jeton në Greqi. Madalena Jozi është e reja nga Shkodra, e cila ka një pasion të madh për gatimin dhe falë tij ka arritur të lejë pa fjalë mediat greke e jo vetëm.

E reja ka studiuar 4 vite për kuzhinë në Greqi dhe tashmë është pjesë e garës në një prej konkurseve më të famshme të gatimit “Hell’s Kitchen”.

Madalena ka arritur të ngjisë me shpejtësi dhe sukses shkallët e një konkursi që transmeton në Antena episodin e 5-të.

Familjarët e Madalenës thonë se ajo pasionin e gatimit e ka ushqyer që në fëmijëri, e sot po shkëlqen në Greqi.

Ndoshta në një të ardhme Madalenën e bukur do ta kemi një shefe kuzhine me famë edhe në Shqipëri.


 
 
 

Comments


bottom of page