top of page

Motra e Kim Kardashian: Dua që vajza të më ngjajë mua nga të pasmet

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 1 min read

Familja Kardashian po plotësohet edhe më shumë me vogëlushët që kanë sjellë fillimisht Kim me një nënë surrogato, pastaj Kylie dhe së shpejti edhe Khloe Kardashian.

Khloe do të lindë vajzë me partnerin e saj, basketbollistin Tristan Thompson.

Biondja e familjes ka folur në një intervistë për vogëlushen e saj ku ka treguar dëshirat që ka për të voglën. Ajo ka thënë se dëshiron që vajza të ketë aftësitë atletike të të atit, mirëpo dëshiron që ajo të trashëgojë nga e ëma pjesën e saj më të bukur.

33-vjeçarja tha:

Kam thënë që kam dëshirë që vajza të jetë si partneri im sa i përket aftësive atletike, por dua që të trashëgojë të pasmet e mia. Dua që të dyja të kemi të pasme të mëdha”.

Khloe dhe Kim Kardashian janë dy motrat me të pasmet më të mëdha në familje dhe shumë njerëz thonë se ato kanë bërë ndërhyrje për të arritur madhësinë që kanë, por të dyja i kanë përgënjeshtruar këto zëra.

Kujtojmë deklaratën e Donald Trump për Khloe Kardashian, i cili e ka takuar për herë të parë bukuroshen kur ajo ishte ende e shëndoshë.

Ai tha se kishte takuar "Kardashianen e shëmtuar", duke shtuar se ajo ngjante si një "derrkuce".


 
 
 

Yorumlar


bottom of page