I riu nga Vlora varet në litar dhe e shpëton daja, zbulohet letra që kishte në xhep
- TheAlbanian Times
- Apr 3, 2018
- 1 min read
Një adoleshente 14-vjeçar ka tentuar t'i japë fund jetës duke u varur me litar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në fshatin Akërni në njësinë administrative Novoselë.
I riu nga Vlora me inicialet A.M., pasditen e së dielës, duke përfituar nga fakti që ndodhej i vetëm në banesë, ka tentuar të vetëvarej.
Fatmirësisht, në momentet kritike, në banesën e tij ka mbërritur daja, i cili ka arritur t'ia heqë nga fyti litarin që po e çonte të riun drejt vdekjes.
Me ndihmën e prindërve ai është dërguar në spital, ndërsa prej të dielës e deri më sot, ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia.
Momentalisht, 14-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rënduar psikologjike.
Prindërit kanë folur për policinë dhe kanë bërë me dije se nuk kanë parë ndonjë veprim të dyshimtë tek fëmija i tyre, që t'i bënte të mendonin se do të kryente këtë veprim.
Ende nuk dihet se çfarë e shtyu adoleshentin drejt vetëvarjes, ndërsa në xhepin e pantallonave i është gjetur një fletëpalosje, e cila, sipas "Panoramës", dyshohet se i përket një sekti fetar.
Në fletëpalosje shkruhej "Si jetonin njerëzit në kohët e mëparshme". Familjarët shprehen se bëhet fjalë për një projekt shkollor që i biri ka pasur dhe mohojnë çdo lloj ndikimi fetar.
Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të dyshimtë.

Yorumlar