top of page

I moshuari në protestë: Rama të kishte turp, s'dilte lakuriq...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 1 min read

Teksa vijon dita e tretë e protestës para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, për lirimin e protestuesve që u arrestuan në Rrugën e Kombit, një i moshuar ka rrëmbyer mikrofonin dhe i ka thënë nja dy llafe, sipas mendimit të tij, për kryetarin e qeverisë dhe jo vetëm. Ai u shpreh se Rama nuk ka turp, ndaj nuk ia drejton asnjëherë këtë pyetje, nëse ndjen turp për këto që po bën.

I moshuari iu referua të shkuarës së Kryeministrit, teksa u shpreh:

Ti nuk ke turp për asnjë gjë, se kur ke dalë lakuriq, dihet ajo punë. të Kishte turp nuk dilte lakuriq. Rama është një frikacak ordiner. Nuk e ka mendjen tek populli por të shpëtojë Saimir Tahirin nga burgu".

Në vijim ai u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të bashkoheshin dhe të protestonin ndaj kësaj takse, të cilën e quajti absolutisht të padrejtë.

Sipas burrit në moshë të thyer:

Populli është në një gjendje që nuk i beson më asnjërit. I themi qeverisë, kryeparlamentarit Ruçi dhe sidomos historianëve, t'i vënë gishtin kokës. U bëj thirrje që nga Saranda e deri në Ulqin të bashkohemi dhe këtë politikë ta shfarrosim njëherë e përgjithmonë.

Rama shpiku taksën një muaj para se të çelte negociatat me Europën. Rama nuk e do Europën se është bir komunisti".


 
 
 

Comentários


bottom of page