top of page

Deklarata e fortë: Bota në prag të luftës së fundit të njerëzimit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 2 min read

Tensionet e fundit midis Perëndimit dhe Rusisë kanë dhënë përshtypjen e fillimit të një lufte të re botërore, e cila mund të jetë e ftohtë por mund edhe që nga momenti në moment të shpërthejnë armët.

Një prej ish-gjeneralëve rusë ka dalë me një deklaratë të fortë duke thënë se shpërthimi i kësaj lufte do të sjellë luftën e fundit në historinë e njerëzimit.

Sipas tij, përjashtimi i diplomatëve respektivë pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar, është më e keqe se sa Lufta e Ftohtë.

Evgeni Buzhinskiy ka deklaruar:

Një luftë e vërtetë. Më e tmerrshme se sa Lufta e Ftohtë është një luftë e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit. Drejt luftës nuk do t’i çojë helmimi por presioni në të cilin po zhvillohen ngjarjet. Shtet e Bashkuara po e shtyjnë këtë çështje vazhdimisht. Çfarë po dëshirojnë të arrijnë ata? Do të arrini ndryshimin e regjimit? Është e padobishme. Ju nuk i njihni rusët. Sa më shumë që i bëni presion, aq më shumë shoqëria i afrohet presidentit. Ju na dëboni diplomatët, ne i dëbojmë diplomatët tuaj, ju dëboni vazhdimisht, cili është hapi i radhës? Kjo është një shkelje e marrëdhënieve diplomatike. Për ta mbërthyer Rusinë është një gjë shumë e rrezikshme."

Britania dhe aleatët e saj kanë akuzuar shtetin e Rusisë në ndërhyrjen e helmimit të ish-spiunit të dyfishtë dhe vajzës së tij në Salisbury muajin e kaluar.

Hetuesit thanë se një agjent nervor VX i grupit Novichok është zhvilluar në Rusi, e cila më pas ishte përdorur në helmimin e Skripal dhe vajzës së tij, shkruan Daily Mail.

Mjekët thonë se Julia nuk është më në gjendje kritike dhe po “përmirësohet me shpejtësi”, ndërsa babai i saj është ende në gjendje kritike.


 
 
 

Comments


bottom of page