Aktori i njohur fshikullon Ramën: Sot edhe unë jam barbar!
- TheAlbanian Times
- Apr 3, 2018
- 1 min read
Aktorët e teatrit i janë bashkuar ditën e sotme protestës së qytetarëve para Drejtorisë së Policisë së Tiranës,për lirimin e qytetarëve të arrestuar.
Aktori Arben Derhemi shqiptarët kanë një problem shumë të madh, kanë një shtet dhe një kryeministër të papërgjegjshëm.
Derhemi tha se këtu sot duhej të ishte e gjithë Tirana, pasi vetëm një njeri po mban peng shqiptarët dhe Shqipërinë, ai quhet Edi Rama, Kryeministër.
Aktori u shpreh se:
Arsyeja pse i jemi bashkuar kësaj proteste është një vetme. Shqiptarët kanë një problem të madh, një kryeministër të papërgjegjshëm dhe një qeveri të papërgjegjshme. Nuk e kuptoj pse ka kaq pak njerëz këtu, tani duhet të ishte e gjithë Tirana këtu. Këtyre i dhemb shpirti për familjarët që ia kanë arrestuar pa të drejtë, dikujt i djeg shpirti për kullat që do ndërtohet diku. Një person po na mban varur të gjithë shqiptarët, ai është kryeministri Rama, i themi t’i vërë gishtin kokës, dhe të largohet. Sepse është një njeri pa personalitet. Në rast se këta njerëz ai i ka quajtur barbarë, këta njerëz që mbrojtën të gjithë shqiptarët, atëherë edhe unë jam barbar!"




Comentários