top of page

50 vjeçe shtatzënë, këngëtarja shqiptare lë pa fjalë bashkëshortin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 1 min read

Janë një çift mjaft i njohur dhe mjaft i dashur për publikun shqiptar, por Naim Abazi dhe Mihrije Braha i kanë bërë të gjithë të mendojnë se do të bëhen sërish prindër.

Një ditë më parë një prej këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “1 kafe me Labi, ku edhe mori surprizën që i la të gjithë gojëhapur.

Gjatë emisionit, Mihrije i solli një letër surprizë bashkëshortit të saj në studio, të cilën Naimi e lexoi më zë të lartë.

Ajo shkruante se:

Para dy ditësh kuptova se Platori do të bëhet me vëlla, dhe ti do të bëhesh baba."

Ndërkohë që publiku shpërtheu në duartrokitje, vetë Naimi mbeti i surprizuar nga ky lajm, të cilin nuk e priste.

Ai u shpreh se:

Është shumë interesante sepse e kemi biseduar dhe kemi thënë s’mundet,- shprehet Naimi- është e jashtëzakonshme, nuk mund t’a përshkruaj. Nuk e di a e din Platori? S’po mundem të vij në vete”.

Pas reagimit entuziast të këngëtarit, prezantuesi i emisionit, Labi, i ka treguar se data shënonte 1 prill, dhe ky ishte një rreng i bërë për të.

Naimi ka filluar të qeshë i befasuar dhe me shaka shtoi: “Po ju zbuluat diçka tjetër, që unë me Mihrijen e kemi biseduar këtë. Më keni borxh të dy”.


 
 
 

Comments


bottom of page