top of page

“Taksat i shkojnë fëmijës së oligarkut, i cili mund t’ju shtypë me ‘Lambo’ te vijat e bardha!”

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 3, 2018
  • 1 min read

Pjesë e televizioneve për shumë vite, Edi Oga njihet sensin e tij të hollë të sarkazmës dhe ironisë.

Këtë herë ai ka vendosur të godasë me një status në profilin e tij në Facebook për taksat e reja e vendosura nga qeveria.

Oga shprehet se taksat e dritave dhe të ujit të cilat janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, dp të jenë ato që do të zënë vlerën më të vogël në krahasim me taksat e reja që duhet të shlyejmë.

Ai ka shtuar se këto të fundit do u shpërbejnë pushtetarëve për të mobilizuar zyrat, apo oligarkëve të vendit.

Ai ka shkruar:

Po vjen koha kur dritat (që rriten) do të jenë zëri me vlerën më të vogël tek fatura e dritave dhe uji (që rritet) tek fatura e ujit!

Me krahë të lehta, taksat e reja!

Në rastin më të mirë, ato shërbejnë për mobilimin e zyrave të pushtetarëve. Në një rast më të keq, ato i shkojnë një oligarku, fëmija i të cilit mund t'ju shtypë me një "Lambo" tek vijat e bardha!


 
 
 

Comentários


bottom of page