Xibraka/ Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha në kërkim të lirisë
- TheAlbanian Times
- Apr 2, 2018
- 1 min read
U dënua me 6.8 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë, por nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha duket se është vënë tashmë në kërkim të lirisë.
Pak ditë më parë Ermal Hoxha kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta poston herë pas here foto me të, duke treguar se po pret me padurim lirimin e tij.
Ndërkohë që Gjykata pritet të vendosë për fatin e tij, Rezarta ka publikuar një foto ku e ka quajtur Ermalin "gjysma ime më e mirë”.
Kujtojmë se djali i diktatorit Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.
Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.







Comments