top of page

Të gjitha rrugët me pagesë, vetëm Surrel-Tiranë do të jetë falas

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Autostrada Levan-Vlorë dhe rruga Durrës-Fier, Levan-Tepelenë dhe akset Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë janë vetëm disa nga rrugët që planifikohen të bëhen me pagesë.

Të gjitha këto propozime janë bërë nga qeveria Rama, ndërsa tarifa që do të duhet të paguajnë qytetarët varion nga 1 deri në 3.5 euro.

Justifikimi për këto tarifa është i njëjtë me atë të Rrugës së Kombit: Koncensionari kërkon të paguhen taksa për t'i mirëmbajtur këto rrugë.

Qytetarët e Kukësit të cilëve u duhet ta bëjnë këtë aks jo vetëm një herë në ditë, kanë dalë në protestë dhe u kanë vënë flakën disa prej kabinave ku bëhen pagesat.

Mes kësaj proteste popullore, ka rënë një sy fakti se ndër akset e vetme që ka mbetur pa pagesë është ai që të con drejt shtëpisë së Kryeministrit Rama, rruga Tiranë-Surrel.

Ky fakt është sjellë në vëmendje nga Ylli Manjani, i cili ka listuar akset që do të bëhen me pagesë sipas disa kontratave të nënshkruara me koncesionarët.

Ai thotë se të gjitha rrugët do të jepen me koncesion dhe se vetëm aksi “Surrel-Tiranë” do të jetë pa pagesë.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se:

Të gjitha rrugët do jepen me koncension. Dmth do vihet tra dhe kalimtarët do paguajnë! Vetëm rruga Surrel-Tiranë nuk do ketë pagesë…Kryeministri nuk paguan! Ka pasë harxhime të mëdha…”


 
 
 

Comments


bottom of page