top of page

Trump: Gjërat po shkojnë keq, po vijnë karvanët

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje të miratohen ligje më të forta për imigracionin, ndërsa ka vënë theksin tek përfituesit nga programi Daca. Bëhet fjalë për të gjithë ata të rinj që kanë shkuar në moshë të vogël në SHBA pa dokumente dhe që janë mbrojtur nga programi i hartuar nga presidenti Obama.

Trump ka shkruar në Twtitter:

Policia jonë kufitare nuk ka mundësi të bëjë punë si rezultat i ligjeve absurde si “Kap e Liro” të miratuar nga liberalët. Gjërat po shkojnë keq. Po vijnë karvanët. Republikanët duhet të vënë në jetë opsionin ‘bërthamor’ dhe të miratojnë ligje më të forta. S’ka marrëveshje për DACA-n”.

Programi DACA u vu në jetë nga administrata Obama duke u dhënë mundësi të rinjve që ishin sjellë këtu ilegalisht në moshë të mitur, të vazhdonin të qëndronin në SHBA në mënyrë të ligjshme me të drejtën për të studiuar e punuar.

Administrata Trump e mbylli programin në shtator dhe i dha Kongresit gjashtë muaj afat për të dalë me një plan të përhershëm për individët që më parë mbroheshin nga DACA.

Buxheti i ri që presidenti e nënshkroi disa ditë më parë nuk përmendte përfituesit e programit DACA.


 
 
 

Comments


bottom of page