Tragjedi në familjen e presidentit, shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar
- TheAlbanian Times
- Apr 2, 2018
- 1 min read
Një tragjedi në familjen e presididentit të Adës së Velipojës, Alfred Pjetri, ka bërë që ndeshja e sotme ndaj Partizani B, e vlefshme për Kategorinë e Dytë, Gurpin A të anullohet.
Sfida nuk do të zhvillohet pasi drejtuesit e klubit nga Velipoja i kanë bërë kërkesë FSHF-së e cila është pranuar.
Vëllai i presidentit është ndarë nga jeta tragjikisht në një aksident me makinë.
Kaq ka mjaftuar që futbollistët dhe stafi teknik të vendosnin për moszhvillimin e ndeshjes në shënjë respekti për presidentin e tyre.

Opmerkingen