top of page

Tha se nuk ishte e pasur, Silva i dhuron një tufë me 500-çe Dafit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Këngëtarja Silva Gunbardhi prej pak vitesh është bërë nënë e një djali të vogël të quajtur Dalvi.

Ajo dhe bashkëshorti Dafi janë një ndër çiftet më të njohura të këngëtarëve.

Këngëtarja ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e bashkëshortit të saj, ndërsa përmes një postimi në Insta story ka treguar tortën që i ka bërë dhuratë.

Në tortë shkruhet:

Babi Dafi edhe 100.”

Ndërkohë që ëmbëlsira është e rrethuar me 500-çe euro, që mesa duket janë pjesë e ngrënshme e dekorit.

Kujtojmë që këngëtarja ka bërë vitin e kaluar një operacion në sy, dhe pas kësaj deklaroi se e kishte shtyrë operacionin për gati 10 vite për shkak të pamundësisë ekonomike. Nga ana tjetër Dafit i pëlqejë të promovojë jetën luksoze në rrjetet sociale.


 
 
 

Comments


bottom of page