top of page

Roza Lati ka një mesazh për "pjeshkat" e Instagramit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Përdorimi i rrjeteve sociale dhe i programeve që përmirësojnë pamjen e jashtme ndikojnë në jetën e njerëzve që jetojnë në epokën e internetit.

Mirëpo teprimi me përdorimin e tyre ndonjëherë sjell probleme si në rastin e programeve të make up-it apo të atyre që editojnë konstruktet e fytyrës.

Kjo i ka rënë në sy edhe prezantueses së njohur Roza Lati e cila përmes një postimi në Insta Story ka thënë se janë disa persona që në rrjete sociale duken si "pjeshka", mirëpo kur i sheh live nuk e kupton që janë të njëjtat.

Ajo ka vendosur t'u tërheqë vëmendjen këtyre vajzave që të tregojnë më shumë veten ashtu si janë.

Në postimet e saj shkruhet:

Jetojmë në epokën kur ka kaq shumë vajza që mundohen të shfaqen pjeshka në foto Instagrami… Që kur i shikoni live nga afër nuk i bën dot lidhjen… Kështu që sot për sot komplimenti më i bukur që mund të marrësh është: Qeke më e mirë live.”

Nuk dihet se me kë personazh e ka ekzaktësisht prezantuesja, duke qenë se ka shumë personazhe të tillë.


 
 
 

Comments


bottom of page