top of page

Protesta për lirimin e të arrestuarve, Policia e Tiranës shpall gatishmërinë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Ndërkohë që të gjithë i pamë live protestuesit pranë Drejtorisë Policore në Tiranë, të cilët nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri me revoltën e tyre paqësore që nuk kërkojnë asgjë më shumë në këto momente përveç lirimit të njerëzve të tyre, policia ka shtrënguar “dhëmbët”.

Shteti policor është më në gatishmëri se kurrë.

Policia e Tiranës ka kaluar në gatishmëri 6 komisariatet e kryeqytetit për shkak të protestës së qytetarëve dhe familjarëve të të burgosurve.

Urdhri është dhënë pasi ka dyshime se protesta, sipas policisë, mund të përshkallëzohet.

Protesta është shprehje e demokracisë dhe lirisë, por me sa duket në vendin tonë nuk mund të protestosh sepse cenon interesat e pushtetit.

Solidarizimi me qytetarët e Kukësit është gjëja më e paktë që mund të bëhet në këto momente, prandaj nëse këtë artikull po e lexoni teksa jeni në kafe apo duke ndenjur kot para televizorit teksa shikoni Ramën duke u çjerrë, bashkojuni protestuesve...bëjini një të mirë këtij vendi.

Peshqit e vegjël të bashkuar mund ta “hanë” peshkun e madh!


 
 
 

Comentários


bottom of page