top of page

Pasaporta e vlefshme në botë, e kanë vetëm 500 persona

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Kush më mire se shqiptarët që punojmë për vite të tëra në emigracion, di vlerën e pasaportave?

Të jesh një qytetar i botës dhe të udhëtosh nga një vend në tjetrin, është padyshim ëndrra e të gjithëve, edhe pse pasaporta shqiptare duket shumë larg kësaj ëndrre

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse shumë shqiptare tentojnë të emigrojnë në SHBA, pasi pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

Megjithatë, sipas "The Independent" ekziston një pasaportë shumë e rrallë dhe e vështirë për tu gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë.

Dhe flasim për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, i cili u njoh nga Papa Paschal më 1113.

Urdhri mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe ka një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.

Edhe pse nuk kanë ndonjë tokë apo territor, me ndihmën e mijëra vullnetarëve, urdhri ofron ndihmë për fëmijët, të pastrehët dhe refugjatët në mbarë botën.


 
 
 

Comments


bottom of page