Noizy i thyen zemrën supermodeles, çfarë e përloti Eminën?
- TheAlbanian Times
- Apr 2, 2018
- 1 min read
Është një nga modelet më të famshme shqiptare, por askush nuk e dinte se Emina Çunmula ishte kaq e ndjeshme.
Një këngë e Noizyt duket se ka prekur jashtë mase modelen, e cila o ka bërë një dedikim shumë të ndjerë reperit.
Ajo ka shpërndarë këngën e fundit të tij, me titull “Mbretëresha ime” e cila rezultoi një hit i mirëfilltë si në ndjekshmëri, ashtu edhe në mesazhin e fortë që mbart.
Emina shprehet e emocionuar, nga poezia e ndjerë e kësaj kënge, për të cilën thotë se i kujton nënës e saj e cila gjithnjë e pyeste për vendndodhjen, gjatë periudhës që ishte aktive në karrierë.
Bukuroshja pret të bëhet nënë për herë të dytë dhe në lidhje me këngën, dedikimin e fillon me fjalët “Kjo këngë është gjithçka” dhe e mbyll këtë dedikim me figurën e një zemre të thyer.







Comments