top of page

Monika Kryemadhi: Kërkojmë përjashtimin e Edi Ramës nga Parlamenti

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Në një konferencë të drejtpërdrejtë, kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka njoftuar ditën e sotme se do të kërkojë përjashtimin e kryeministrit të vendit nga parlamenti.

Sipas Kryemadhit, Edi Rama ka ofenduar dhe përbuzur publikisht shqiptarët e Kosovës dhe ka arrestuar njerëz të pafajshëm që kërkojnë të drejtat e tyre.

Ajo e quajtur fjalorin e kryeministrit të denjë për një rrugaç, e përçmues ndaj vëllezërve kosovarë prandaj edhe kërkoi përjashtimin e tij.

Duke theksuar se LSI mbështet banorët e Kukësit, Mona deklaroi se protesta duhet të vazhdojë derisa qeveria të ndalet.

Kryemadhi u shpreh se :

Ne jo vetëm distancohemi, por e dënojmë me forcë fjalorin e tij si prej rrugaçi dhe përçmimin që bëri ndaj vëllezërve kosovarë. Në zbatim të Rregullores së Kuvendit do të kërkojmë përjashtimin e Edi ramës. Qëndrimi ynë ndaj Parlamentit do të jetë një vendimmarrje politike në funksion të mënyrës së sjelljes së këtij Kryeministri ndaj kërkesave të qytetarëve të Kukësit.

I bëjmë thirrje prokurorisë të respektojë ligjin. Ftoj prokurorinë të zbatojë me korrektësi ligjin, të mos marrë në mbrojtje provokatorët e dhunës të dërguar në Kukës nga Edi Rama. Çdo përdorim politik i saj do të ketë kosto. Prokuroria të hetojë edhe konçensionarin dhe të gjithë proçedurën. Opozita e bashkuar po ndjek hap pas hapi situatën.

Protesta është një e drejtë e qytetarëve, për të kërkuar të drejtat e mohuara. As ai që pretendon se i ka të gjitha pushtet”.


 
 
 

Comments


bottom of page