top of page

Mesazhi i fundit i peshkatarit: Po mbytemi, Jorgjia të kujdeset për fëmijët!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Zvërrnec të Vlorës, ku autoritet kanë gjetur një varkë të braktisur peshkimi.

Rrethanat janë ende të paqarta, por policia bën të ditur se në varkë janë gjetur disa mesazhe për familjarët, nga një person që duket se i kishte shkruar para se të ndërronte jetë.

Fillimisht të gjithë menduan se bëhej fjalë për vetëvrasje, por mesazhi që u zbulua në letër ishte edhe më tronditës.

Në letrën e siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti, një peshkatar lajmëron se po mbytet, bashkë me të tjerë, ndërsa i lë amanet nënës fëmijët, Ai i tregon gjithashtu vendin ku ka fshehur kursimet.

Në mesazhin e tij të fundit, ai shkruante se:

Unë jam Landi, po mbytemi, nuk kemi kohë. Jorgjia të kujdeset për fëmijët.

Lekët i keni të pllaka e fundit, te banja."


 
 
 

Comments


bottom of page