top of page

Lindi nga marrëdhënia treshe, ja si duket fytyra e Luçiferit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Ish-missi shqiptar Egla Harxhi tronditi opinionin publik kur tregoi për marrëdhënien e saj treshe me fotografin Ale de Basseville.

Por pak kohë më parë, modelja u bë nënë e një djali të cilin ajo e quajti Luçifer. Që prej asaj kohe Egla tregoi se tashmë janë ndarë nga partnerja tjetër Alesia dhe vazhdojnë marrëdhënien si dy prindër të rinj.

Gjatë këtyre muajve Egla ka publikuar shpesh foto me djalin e saj, pro asnjëherë nuk ka dashur t'i zbulojë fytyrën.

Ndërsa ditën e sotme ajo ka publikuar në Insta Story një foto të vogëlushit Luçifer.

I vogli shfaqet i buzëqeshur teksa sheh tek objektivi i së ëmës.

Djali tashmë është pak më shumë se tre muaj, ndërsa para se ai të lindte Egla tha se do të kishte dy nëna. Mirëpo nuk dihet se çfarë ka ndryshuar qëndrimin e ish-missit shqiptar dhe sjelljen e saj që çoi në ndarjen e marrëdhënies treshe.


 
 
 

Comments


bottom of page