top of page

I riu zhduket prej së enjtes, familjarët: Na mori në telefon dhe na tha...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Një 33-vjeçar nga qyteti i Vlorës është zhdukur që prej 4 ditësh dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Santo Imeraj është djali i cili ka humbur kontaktet prej të mërkurës në mbrëmje, ndërsa dyshohet se ka tentuar largimin drejt Italisë me një mjet lundrues.

Sipas familjarëve ai ka dalë me motor uji në det në mbrëmje dhe pas një komunikimi telefonik me të pas mesnate, familjarët nuk dinë më asgjë.

Në telefonatën e fundit ai ka thënë se kishte shumë dallgë dhe frynte aq shumë erë e fortë saqë as nuk mund të dallonte se ku ndodhej.

Të afërmit tregojnë shkak i largimit të tij drejt shtetit italian të jetë pikërisht fakti që 33-vjeçari dëshironte të bashkohej me familjarë të tij që jetojnë në Itali.

Rezulton se kjo është hera e dytë që 33-vjeçari përfshihet në një situatë të tillë, pasi dhe disa muaj më parë ka tentuar largimin drejt Italisë.

Ndonëse policia e Vlorës thotë se ka nisur kërkimin e 33-vjeçarit, familjarët kanë denoncuar rastin edhe në policinë italiane, por kjo e fundit nuk ka nisur asnjë kërkim.


 
 
 

Comments


bottom of page