top of page

Gazetari i njohur: M*t qeveria, sh*rrë protestuesit!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 3 min read

Protesta e qytetarëve të Kukësit kundër taksës së "Rrugës së Kombit", e cila u pasua me arrestimin e 23 personave, ka ngjallur reagime te shumta.

Një ndër këto reagime është edhe ai i gazetarit Bledi Mane, i cili përmes një shkrimi në profilin e tij, ka thënë se ne shqiptarët nuk jemi edukuar me funksionimin e shtetit ligjor dhe "vdesim" ta stimulojmë paligjshmërinë.

Sipas tij 73% e popullsisë më parë nuk paguante dritat dhe ujin dhe pjesa më e madhe e tyre punonin në të zezë e s'mund të marrin asnjë vit pension.

Ai shkon më tej kur thotë se dje mori një goditje të fortë arroganca e qeverisë Rama.

Shkrimi i plotë i gazetarit:

E kemi gjenetike dhe historike madje edhe histerike. Kemi alergji, alergji të theksuar nga e ligjshmja, nga legalja, nga e dukshmja dhe nga ajo që në terma afatgjata na shërben shëndetshëm.

Ata stër stërgjyshërit tanë vetëm të mos i paguanin taksë e haraç Perandorisë Osmane, shkaterruan identitet e ndërruan fe e besim. E qysh prej atëhere edhe tani, ne raca arjane, ne arnautët ballkanas nuk i mdahemi të paligjshmes. Nuk jemi edukuar kurrë sesi funksionon një shtet ligjor me ekonomi tregu, e vdesim ta stimulojmè paligjshmërinë.

Ne vdesim ti japim 1 milionë lekë doktorit nën dorë, doktorit që na shërben në spitalet publike. Paguajmë vdekjen me lekë dhe kurrë askush nuk ndëshkohet, përveç fatit tragjik të pacientit.

Ne paguajmë nën dorë 200 euro pedagogun, pedagogun në universitetin publik. Paguajmë me lekë injorancën e fëmijëve tanë dhe askush nuk ndëshkohet, përveç të ardhmes tutkune të gjeneratave tona.

Ne blejmë në mënyrë të paligjshme 3500 euro diploma universitare për të legalizuar fallcitetin akademik të fëmijëve tanë nopranë dhe askush përveçse atdheut nuk e ndjen më tepër tkurrjen e trurit.

Ne blejmë vajin e ullirit fallco dhe mishin e kalbur në rrugë, blejmë me lekë në dorë sëmundjet tona dhe pavarèsisht se qyteti ka markete dhe dyqane tè ligjshme, ne injorojmë me vetëdije kujdesin kolektiv…

2./ Poezi, këngë heroike, urime, mallkime, lavdërime qysh dje kanë shpërthyer për Kukësin. Kukësi diti të tërheqë vëmendjen kësaj here jo me skemat piramidale tè Gjallicës, as me futbollin por me zjarrvënien në rrugën e kombit. E mos tu mbetet qejfi kur shkruaj e u them që ajo zonë mban një tjetër rekord historik.

Për gati 22 vjet rresht, Kukësi dhe rrethinat kanë hyrë në historinë kombëtare si treva ku 73% e popullsisë kurrë nuk paguante energjinë elektrike madje as ujin e pijshëm. Treva ku 85% e bizneseve lokale nuk paguanin asnjë taksë, vendi ku të punësuarit privatë punonin në të zezë dhe asnjë prej tyre nuk merr dot sikur edhe 1 vit të vetëm pension.

Ndaj protesta e djeshme ishte edhe një rezistencë kundër të ligjshmes, kundër pagesës së lartë për përdorimin e autostradës, kundèr qeverisë që në rastin konkret e ka bërë mutin kala.

3./ Arroganca permanente e qeverisë Rama dje mori një goditje të shëndetshme. Një goditje që duhet ta shkundë e të mos qeverisë me pordhë sikur mileti dremit.

Qeveria i ishte larguar komunitetit ngaqë fitorja e vetme në zgjedhjet e qershorit ua kishte hedhur festen mbi sy socialistëve.

Mungesa e komunikimit permanent me popullatën, tallja e stërgjatur me opozitën, blerja e medias, distanca nga realiteti ditor dhe mungesa e transparencës në vendimarrje kanë krijuar ishullin ku është shtrirë e relaksuar kjo qeveri.

Pagesat e larta e te menjëhershme për automjetet që kalojnë në rrugën e kombit, ishin një thikë para dhe pas shpine ndaj reagimi njerèzor i qeverisë Rama duhet të jetë imperativ. Flisni me njerëzit, tregouani gropën që u la të hapur Berisha-Basha, mos injoroni banorët vendas dhe komunitetin e biznesit, flisni dhe me qeverinë e Kosovës dhe shtroni bythën.

Taksa le të fillojë nga 1 euro dhe çdo vit paralajmëroni një rritje progresive modeste deri në një afat 10 vjeçar. Tregoni maturi, njerëzillëk dhe koherencë. Gjykatat pasi të kenë gjobitur organizatorët e protestës dhe dëmshkaktuesit, ti lirojnë të arrestuarit dhe le të shërbejë zjarrvënia e djeshme si afshi ku u ngrohën të gjitha palët këtë pranverë ku dielli dhe shiu luajnë si macja me miun, luajnë si qeveria me protestuesit.

Qeveria bëri një mut të madh në Kalimash dhe protestuesit shkuan ta pastronin duke i bërë shurrën përsipër. Muti i qeverisë u shpërnda copa-copa dhe mbeti përsëri aty. Shurra e protestuesve u tha por edhe muti, edhe shurra akoma po bien erë të rëndë.


 
 
 

Comments


bottom of page