E rëndë gjatë natës, shkodrani ther me thikë shokun e tij
- TheAlbanian Times
- Apr 2, 2018
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një i ri ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me thikë nga shoku i tij.
Viktimë është Kolë Fermeasi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, ndërsa viktima është therur me thikë nga miku i tij, në pije e sipër.
Në gjendje të dehur ata kanë debatuar me njëri-tjetrin pas një ngatërrese te çastit dhe më pas Kristian Shkambi e ka therur me thikë Kolë Fermeasi. 25 vjeçari ka humbur jetën ndërsa autori 30 vjeçar është arrestuar pak larg vendit të ngjarjes.
Po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Commentaires