top of page

Burri serb vret në sy të vajzës gruan shqiptare

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 1 min read

Një grua shqiptare është vrarë nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre në Ëinterlingen, Landi Baden Ëüurttmeberg, Gjermani.

41-vjeçarja u vra mbrëmjen e djeshme, pak pas orës 19:00 ndërsa dyshohet se vrasësi është bashkëshorti 48-vjeçar.

Sipas mediave gjermane vrasja tragjike ka ndodhur në sy të vajzës adoleshente të çiftit, e cila në ato momente ndodhej në banesë.

Adoleshentja ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa ka parë gjithçka ka ndodhur.

Mësohet se bashkëshorti që dyshohet për vrasje ka nënshtetësi serbe, ndërsa gruaja e tij nënshtetësi kosovare.

Ngjarja ende nuk është sqaruar ndërsa po kërkohet të ndërmerren hetime më të gjera të krimit dhe nga fusha e mjekësisë ligjore.

48-vjeçari u arrestua nga policia dhe pritet që të dalë para gjykatës.

Gruaja e vrarë me armë zjarri nuk ka mbijetuar dot nga plagët e marra dhe ka ndërruar jetë direkt në vendin e ngjarjes, shkruan presseportal.de.


 
 
 

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
bottom of page