"Ata që janë burgosur kanë lënë kufoma, kanë lënë kockat për atë rrugë"
- TheAlbanian Times
- Apr 2, 2018
- 1 min read
Një zotëri i thyer në moshë, i pranishëm në protestën e sotme, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Ramës dhe ka kthyer kokën pas, në historinë dhe të shkuarën e këtyre njerëzve që u arrestuan pas protestave.
Ai u shpreh për "Fox News" se ata që janë në pranga dhe paraardhësit e tyre kanë lënë kockat për këtë rrugë që duhej të bashkonte, jo të ndante shqiptarët.
Zotëria i moshuar u shpreh:
Ajo taksë nuk i shërben njerëzimit, por pakicës që janë pasuru. Ata që janë burgos janë bijtë e atyre që kanë lënë kufoma dhe janë pushkatuar nga qeveria serbe. Ata janë të një zone që janë martue sot, në krye të dy javëve e kanë lënë nusen e re dhe kanë shku, kanë luftu me vëllezërit kosovarë. Ne kemi përballuar serbin, s'do përballojmë kryeministrin e Shqiëprisë? Ai po ndeshet me qytetarët që nuk duhet të ndeshen".
Qytetarët bëjnë thirrje për të hequr dorë nga vendosja e tarifës së rrugës, ndërsa shprehen se janë të varfër dhe në pamundësi për të paguar asnjë qindarkë.
Një tjetër thotë plotë revoltë:
Edi Rama të heqi dorë nga vendosja e tarifës. Ta vejë tarifën tek shtëpia e vet, jo tek shtëpia ime. Këtu gjeja ekonomike është keq e më keq, është pension kooperative 50 mijë lekë. Populli është i varfër. Ne jemi të vdekur".






Comments