top of page

Arrestuan protestuesit, këshilltarët e Bashkisë Kukës padisin prokurorët dhe policët

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 2, 2018
  • 2 min read

Pas arrestimit të 23 personave në Kukës dhe lëshimit të urdhër arresteve për 18 të tjerë, këshilltarët e Bashkisë së Kukësit kanë vendosur të padisin prokurorët dhe policët që kanë kryer këto arreste.

Në padinë e bërë prej këshilltarëve thuhet se prokurorët dhe policët në fjalë kanë kryer katër vepra penale, ndër të cilat heqje e paligjshme e lirisë, shpërdorim i detyrës, kanë kryer veprime arbitrare si dhe nuk kanë marrë masa për ta ndërprerë këtë gjendje të paligjshme,

Këshiltlarët janë ankuar se për arrestimin e qytetarëve të Kukësit janë ndjekur regjimet totalitare duke shkelur të gjitha standartet dhe parimet pasi kanë hyrë dhunshëm dhe kanë arrestuar qytetarët në mes të natës me nxitim.

Në ankesë thuhet gjithashtu se urdhërarrestet janë lëshuar me një akt të motivuar politikisht nga organi i prokurorisë në Kukës, që nuk ka kryer procedurë të hetimit të pavarur dhe te paanshëm.

Në padi thuhet gjithashtu:

Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes. Duke mos patur nevojë urgjente, ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, duhet të ekzekutoheshin në harkun kohor 07.00 deri në 20.00. Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjtihë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit."

Edhe Avokati i Popullit pohoi të dielen së për disa nga protestuesit nuk kishte urdhër arresti, në kohën kur është kryer inspektimi, rreth orës 13.00. Avokati i Popullit bëri publik faktin se të ndaluarit janë keqtrajtuar, duke mos u dhënë ushqim deri pas drekës.

Këshilltarët i qëndrojnë bindjes se qytetarët protestuan në mënyrë të ligjshme kundër padrejtësisë së qeverisë që i grabit ata nëpërmjet taksës 10 euro vajtjeardhje për autoveturat dhe 45 euro për kamionët, prandaj kanë hequr pikat e ndalesës dhe pagesës të vendosura në pronën publike.


 
 
 

Comentarios


bottom of page