top of page

Çfarë shkruajtën mediat e huaja për protestën e sotme?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 1, 2018
  • 1 min read

Protesta e banorëve të Kukësit, Hasit dhe disa qytetarëve nga Kosova, ka bërë jehonë në mediat botërore ditën e sotme.

Mediat e huaja, duke filluar nga Kina, ShBA dhe vendet fqinje, kanë pasqyruar protestën e dhunshme që u zhvillua në Rrugën e Kombit, kundër vendosjes së taksës.

Media kineze “Xinhua” shkruan: 24 të plagosur, protestat kundër taksave rrugore në Shqipëri bëhën të dhunshme.

Nga ana tjetër, RT vë theksin te 13 punonjës të policisë që janë lënduar.

Sigurisht, protesta e sotme ka gjetur vend edhe tek mediat italiane, spanjolle dhe ato fqinje.


 
 
 

Comments


bottom of page