U kërcënua nga Presidenti turk/ Haradinaj: Erdoganin s'e kam vëlla, jam shqiptar
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 1 min read
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur me tonë të ashpra ditën e djeshme, kundër Ramush Haradinajn.
Kreu i Ankarasë akuzon liderin shqiptar për shkarkimin e shefin e Inteligjencës dhe ministrit të Punëve të Brendshme, pas deportimit të 6 gylenisteve.
Në një fjalim në Stamboll Erdogan ka pyetur kryeministrin Haradinaj se nga kush po i merr këto urdhra dhe e ka paralajmëruar se do japë llogari për këto shkarkime.
Haradinaj ende nuk i ka dhënë përgjigje kësaj deklarate të Erdoganit, por kohë më parë, ai ishte pyetur në një intervistë me "Klan Kosova" për presidentin turk.
Kur kishte komentuar grushtin e shtetit në Turqi, Haradinaj kishte thënë se Kosova e konsideron Turqinë vend aleat, por se nuk e ka vëlla, Erdoganin
Edhe pse ditën e djeshme Erdogan i konsideroi kosovarët "vëllezërit e mi" Haradinaj duket se nuk është i të njëjtin mendim.
I pyetur për marrëdhëniet me Turqinë, ai u shpreh se:
Ne është mirë me u marrë me telashe tona, nuk kemi nevojë me dhanë mendime për atje. E konsiderojmë aleat në planin global.
Jo nuk e kam vëlla. Unë jam shqiptar, mund ta kem mik dhe partner, por vëlla jo”, pati thënë Haradinaj."

Comments