Shifër e frikshme, Joshua mbulohet me para brenda natës
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 1 min read
"Mbreti" i boksit, Anthony Joshua arriti të mbronte fronin e tij edhe në duelin e fundit të zhvilluar në Kardif, ndaj Jospeh Parker.
Me këtë triumf, Joshua ka arritur të mbrojë me sukses titujt WBA dhe IBF, ndërsa i rrëmbeu Parkerit brezin e WBO duke u bërë kampion absolut.
Përveç titujve, britaniku ka fituar një mal me para.
Raportohet se Anthony Joshua ka fituar plot 20.5 milionë euro nga përballja me boksierin nga Zelanda e Re brenda një nate.
Përveç se njeriu më i fortë në botë, Joshua është edhe një nga sportistët më të paguar në planet, pasi shifrat që fiton pas ndeshjeve, janë stratosferike.



Comments