Rasheli ia thotë në sy Ermalit: Ika se një i tretë hyri mes nesh, ti qeshje si dele
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 1 min read
Rashel Kolaneci, është kthyer mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin”.
18-vjeçarja u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për largimin e saj nga emisioni dhe ka befasuar me deklaratën.
Rashel tha se arsyeja e largimit ishte se një i tretë hyri mes tyre.
Ermal Mamaqi: Ike vetë ti apo të hoqi njeri?
Rashel Kolaneci: Jo, ne na hyri një i tretë në mes.
Ermal Mamaqi: Të ka marrë malli për tavolinën, për mua?
Rashel Kolaneci: Pse të më marrë malli për tavolinën? Mua më merr malli për ndonjë frymor këtu, jo për tavolina.
Ermal Mamaqi: E ndjek emisionin?
Rashel Kolaneci: Po varet kush është i ftuar.
Ermal Mamaqi: Ç’mund të thuash për të hedhur baltë mbi këtë emision?
Rashel Kolaneci: Ta marrin vesh të gjithë një herë e mirë, unë ika sepse Ermali më bëri atë pyetjen: A e bën çiçin në dush? Dhe nuk vuri shenjën +18.
Ermal Mamaqi: Ai Ermali si sillej me ty?
Rashel Kolaneci: Vetëm një gjë mund të them, edhe pse ishte shenja e dashit, qeshte si dele.













Kommentare