top of page

Rama: Do bëjmë dhe rrugë tjetër me pagesë, edhe mua m'u duk e lartë tarifa

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 1, 2018
  • 1 min read

Kreu i qeverisë ka forcuar edhe një herë idenë e një rruge të re që mund të ndërtohet sëshpejti në Shqipëri, e cila gjithashtu do të tarifohet siç ka ndodhur me Rrugën e Kombit.

Siç bëri me dije Rama, në projekt është që rruga Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Vlorë të tarifohet.

Ai sqaroi se tarifa është rezultat i studimit të fluksit të lëvizjes dhe se nuk ka lidhje me zonë e varfër, e pasur, në veri apo në jug, pasi, tarifa është kosto mirëmbajtjeje.

Vetë Rama e pranoi se fillimisht, kur kishte dëgjuar për tarifën prej 5 eurosh, i është dukur e lartë, por duket se dikush "ia kishte mbushur mendjen" se është aq saç duhet.

Kryeministri u shpreh:

Edhe mua mu duk tarifë shumë e lartë. Nga konsultimi që bëra me ekspertët mësova gjëra që nuk i dija. Sa do jetë tarifa në një rrugë tjetër me pagesë, nuk di askush ta thotë tani. 5 eurot nuk negociohen".


 
 
 

Comentários


bottom of page