Qeveria i tregon dhëmbët popullit, mbush rrugët plot me policë
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 1 min read
Pas protestës në Rrugën e Kombit nga ana e qytetarëve kuksianë dhe shqiptarëve të Kosovës, u vu re një shtim i ndjeshëm i forcave të policisë në rrugët e vendit kudo në Shqipëri.
Qeveria ka reaguar menjëherë duke dërguar “shtetin” për t’i “treguar dhëmbët” popullit shqiptar dhe duke rritur praninë e policëve rrugorë kudo në vend.
Policia rrugore gjendet e pranishme në çdo aks dhe sipas raportimeve të shumta të qytetarëve për redaksinë tonë, çdo makinë po kontrollohet dhe po ndalohet pa arsye.
Qytetarët e shqetësuar raportojnë për JOQ.al:
Pershendetje JOQ, jemi duke udhëtuar nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës dhe na ka bërë përshtypje prezenca e madhe e policisë rrugore në rrugë. Lidhet me protestën e rrugës së Kombit besojmë, ka nxjerrë gjati policinë në rrugë për të treguar që ka shtet, u tregon forcën qytetarëve të cilët protestojnë për të mbrojtur interesin e popullit të varfër shqiptar. Ngelën duke i ndaluar të gjithë pa arsye. Faleminderit nëse e trajtoni si fenomen! /JOQ.al


Yorumlar