top of page

Protesta në Kalimash, policia arreston në 3 të natës kuksianët

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 1, 2018
  • 1 min read

Disa persona janë arrestuar gjatë orëve të para të kësaj dite në qytetin e Kukësit, pas protestave të dhunshme, djegies dhe shkatërrimit të objekteve në vendin ku është menduar të bëhet pagesa e tarifës në Rrugës së Kombit.

Familjarët e të arrestuarve janë shprehur për News 24 se policia ka shkuar në shtëpitë e tyre rreth orës 3 të mëngjesit dhe i kanë gjetur të papregatitur për këto veprime.

Njëri prej tyre shprehet:

Policia ka ardhur në 3 të mëngjesit në banesa. Nuk dimë ku i kanë dërguar familjarët tanë".

Shumë prej familjarëve janë mbledhur pranë komisariatit të Kukësit, ndërsa deri më tani asnjë version nga policia nuk është dhënë në lidhje me të arrestuarit.


 
 
 

Comments


bottom of page