top of page

Portali i Putin për protestat: Nisi lufta e madhe civile mes shqiptarëve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 1, 2018
  • 1 min read

Shqiptarët po luftojnë kundër shqiptarëve në kufirin me Kosovën”. Ky ishte titulli që "zëri i Kremlinit", i kishte vënë artikullit mbi protestën e Rrugës së Kombit.

Portali rus "The Sputnik", duket se ka pasqyruar me detaje përplasjet në Kukës, ku nuk kanë munguar notat alarmante dhe raportet më se të çuditshme.

Edhe pse "Sputnik" citon portalin serb "Tanjug", duket qartë se ka ndekur vijën e vetë editoriale, duke sulmuar ashpër qeverinë shqiptare, e cila sipas tij ka humbur kontrollin e situatës.

Në qendër të artikullit është vendosur një foto të Edi Ramës , poshtë të cilës shkruhet: “Kryeministri shqiptar flet pas ‘luftës së madhe të shqiptarëve’ që ka nisur në Kukës”.

Shkrimi citon Ramën, i cili deklaroi se dhuna ndaj policisë do të ndëshkohet dhe përfshin edhe komentin e Ramush Haradinaj, i cili e vlerësoi çmimin e ri të taksës si “të ekzagjeruar.

Në një pjesë të artikullit, "Sputnik" shkruan se:

Tensionet që u ngritën dje për shkak të taksë së të ashtuquajturës Rrugë të Kombit që lidh Prishtinën me Tiranën tani është kthyer në një luftë midis policisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Qytetarë nga Kosova u ftuan gjithashtu në këtë protestë nga Tirana.

Kamionistët Kosovës çuan 150 mjete bosh në pikën kufitare të Morinës me Shqipërinë, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të filluar më 15 prill taksën mbi autostradë."

Ky artikull agresiv, duket se vjen qartë si hakmarrje e Rusisë ndaj qeverisë shqiptare, pas vendimit për të përzënë dy diplomatë rusë.


 
 
 

Comments


bottom of page