top of page

Nëna shqiptare që humbi 4 djemtë dhe burrin në luftë shpërthen në lot

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 1, 2018
  • 2 min read

Familja Qerkezi përbëhej nga gjashtë anëtarë, nënë Ferdonija, katër djemtë dhe bashkëshorti i saj Halimi. Një ditë në marsin e vitit 1999 në derën e familjes Qerkezi kish trokitur policia serbe për të bërë një kontroll rutinë me arsyen se aty strehoheshin refugjatë lufte.

Po atë ditë policia serbe ishte rikthyer e maskuar dhe kishte hyrë me dhunë në shtëpi duke marrë me forcë burrat e familjes. Pas disa vitesh nënë Ferdonija mori lajmin e kobshëm se asnjëri prej tyre nuk jetonte më.

Për ta bërë atë sado pak të lumtur, nipi i saj Dreni e kishte ftuar tek "Dua të të bëj të lumtur".

Ai i dha këtë mesazh nënë Ferdonijes:

Bëhu e fortë hallë! Ti nuk je vetëm! Gjithmonë do ta kesh mbështetjen e vëllezërve, nipave dhe të mbesave të tua”.

Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë për nënë Ferdonijen. Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.

Leonora këndoi himnin e saj “A vritet pafajsia”, një këngë e cila i dedikohet babait të saj dhe të gjithë shqiptarëve, të cilët humbën jetën në luftën e Kososvës.

Leonora u shpreh që kjo këngë ka qenë motivi i vetëm që ajo kishte filluar të këndonte përsëri.

Ajo ishte e prekur gjatë gjithë kohës që u tregua historia dhe shpërtheu në lot kur u takua me nënë Ferdonijen.

Këngëtarja tha:

Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qenë një nënë e fortë edhe vazhdon të jesh e tillë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të marr këshilla prej teje. A mundem me qenë unë çika jote?”

Nënë Ferdonija iu përgjigj që ajo mundej të ishte vajza e saj dhe falenderoi të gjithë ata njerëz që e kishin mbështetur.


 
 
 

Yorumlar


bottom of page