top of page

Monika Kryemadhi: Fillova duhanin që 15 vjeç, s'hyja në leksion pa i futur një teke!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 1, 2018
  • 2 min read

Karakteri fortë dhe impulsiv i Monës ka ardhur para se t'i futej politikës, që në 8-vjeçare kur pinte duhan dhe kaçurrel me djemtë e klasës.

Për herë të parë në "Why Not" Kryemadhi rrëfeu se nuk hynte në leksion pa i futur ndonjë teke fërrnet ose ponç.

Në një rrëfim të pazakontë, Mona deklaroi se:

Kam pirë duhanin që në klasë të tetë. Ma ka mësuar vëllai im për të vetmen arsye ngaqë e pinte ai, për të mos e kapur atë ti thonte mos u merrni me mua, merruni me të se është gocë dhe në klasë të tetë. E kam lënë në një moshë të caktuar, diku 21 vjeçe, ua mësova gjithë shoqërisë sime. E kam lënë një vit para se të ngelja shtatzënë me Borën. Pastaj për shkak të shtatzënisë nuk e piva më, pastaj e kisha Borën me gji kështu u bënë tre vjet dhe vazhdoi hap pas hapi.

Në gjimnaz, përveç duhanit kisha shumë shokë, kam qenë shumë harrakate si personazh, pinim kaçurrel.

Pastaj në universitet, gjërat ndryshuan. Universiteti shoqërohej me ndonjë konjak, dhe cigare sigurisht sepse kam studiuar në Shkencat e Natyrës dhe kur kishim kimi organike, që është një nga lëndët më të vështira, e vetmja mënyrë që mund të hyje në leksion ishte ti futje ndonjë teke fërrnet ose ponç që të zgjoheshe sepse nisnim leksionet që në 7 të mëngjesit. Klubi hapej që në 6 dhe shkonim atje pinim kafet e mëngjesit, pija nga 10 kafe në mëngjes. Kjo ishte jeta studentore, më pas filloi dashuria.

Shqipëria filloi të ndryshonte, filloi ndryshimi i lokaleve, sjelljeve të njerëzve, pijeve. Drogë nuk kishte për hir të së vërtetës, pra ishte një jetë më puritane, më sociale dhe ndjenjat ishin më të sinqerta. Sot janë kthyer komplet ndryshe.


 
 
 

Comments


bottom of page