Modelja seksi kapet me marijuanë, ky është dënimi që mori
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 1 min read
Ka sfiluar në dy shfaqje mode të Victoria's Secret në vitin 2016 dhe 2017, por një nga supermodelet më të famshme në botë e ka gjetur veten në telashe ditën e sotme.
Sipas TMZ, Maggie Laine u arrestua në Xhorxha, SHBA pasi u kap me marijuanë.
Raportohet se 21-vjeçarja kishte më pak se 20 gr marijuanë kur u vu në pranga, por u la e lirë në të njëjtën ditë
Sasia me të cilën u kap modelja në shtetin amerikan cilësohet si një kundërvajtje dhe dënohet me një gjobë prej rreth 1 mijë dollarësh.
Ajo pozoi si një kriminele seksi dhe fytyra e saj e bukur binte në sy ndër të tjera.
Marijuana është drogë e ligjshme në 29 shtete të SHBA, por në shtetin prej nga i cili vinte modelja, lejohet vetëm vaj kanabisi për arsye mjekësore.






Comments