Këngëtarja shqiptare i ngrin gjakun të ëmës: Një prilli mo rrush!
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 1 min read
Beatrix Ramosaj është një ndër këngëtaret e reja më të pëlqyera në vendin tonë.
Ajo dhe i vëllai Alban Ramosaj kanë hyrë në tregun muzikor prej pak vitesh dhe kanë ditur të ruajnë vetëm rritje në karrierë.
Këngëtarja simpatike ka përdorur sot ditën e gënjeshtrave për t'i punuar një rreng nënës së saj.
Ajo i ka dërguar tre teste shtatzënie dhe të treja pozitive në një foto.
E ëma që me siguri është shqetësuar tepër siç do bënte çdo nënë, ka filluar ta telefonojë për ta pyetur të kujt janë.
Por Beatrix ia ka kthyer:
Jam keq!
Nëna e saj është frikësuar dhe më tepër dhe i ka kërkuar të hapë telefonin.
Por këngëtarja i është përgjigjur me shaka:
Një prilli mo rrush!








Comentários