top of page

Gjen gruan me dashnorin, shqiptari e hedh nga dritarja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 1, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e rënde ka ndodhur në La Spezia të Italisë, ku një shqiptar ka humb toruan pasi ka gjetur gruan bashkë më dashnorin në shtëpi.

Altin Murati u fut në banesë bashkë me vëllanë dhe siç kishte ndodhur edhe më herët, por gjeti aty të dashurin e gruas.

Teksa i vëllai mbante gruan që ulërinte, ai e shtyu të dashurin e bashkëshortes nga dritarja e katit të parë të banesës.

Ky fundit pësoi lëndime serioze, megjithatë arriti të mbijetojë.

Sipas mediave italiane,mëngjesin e djeshëm, gjykata italiane e Spezia-s dënoi ish bashkëshortin e gruas, Altin Murati, 46 vjeç dhe vëllanë e tij Besimin, 51 vjeç.

Ky i fundit mbajti me forcë të bllokuar gruan Aurora Pepa, duke e penguar atë të dilte jashtë banesës për të dhënë alarmin.

Prej më shumë se dy vitesh, marrëdhënia e Altin Muratit sa vinte e bëhej më e ftohtë me gruan e tij, pasi shqiptari e kuptoi se ajo e tradhtonte dhe nisën të jetonin të ndarë.


 
 
 

Comments


bottom of page